Një përfaqësues ligjor i aktorit Danny Masterson u deklarua i pafajshëm në emër të tij rreth akuzës së ngritur kundër tij për përdhunimin e tri grave në vitet 2000.
Avokati mbrojtës, Tom Mesereau, mori pjesë në gjykimin ndaj Mastersonit, i cili nuk ishte i pranishëm në gjykatë, lidhur me tri akuzat për përdhunim dhe kërcënim në Gjykatën Supreme të Qarkut në Los Angeles.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeanca dëgjimore, e shtyrë shpesh, u mbajt në ditën e inaugurimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Gjykimi i së mërkurës mori vëmendje shumë më të vogël të mediave sesa paraqitja e parë e Mastersonit para drejtësisë në qershorin e vitit të kaluar. Leximi i aktpadisë ishte shtyrë disa herë.
Prokurorët kanë pretenduar se 44-vjeçari Masterson, që ishte liruar me kusht që nga arrestimi i tij më 17 qershor, ka përdhunuar një grua 23-vjeçare dikur gjatë vitit 2001, një tjetër grua 28-vjeçare në prillin e 2003-s dhe një 23-vjeçare në periudhën mes tetorit dhe dhjetorit të 2003-s.
Të gjitha përdhunimet e pretenduara kanë ndodhur në shtëpinë e tij në Hollywood Hills. Masterson mund të dënohet me 45 vjet burgim, në rast se shpallet fajtor.
Mesereau, klientët e mëhershëm të të cilit kanë qenë Michael Jackson dhe Bill Cosby, kishte thënë në gjykatë gjatë qershorit se akuzat ishin rezultat i vëmendjes së padrejtë nga mediat dhe i presionit politik për ta ndjekur penalisht klientin e tij. Avokati ka thënë se ekipi i tij do ta dëshmojë se Masterson është i pafajshëm.
Arrestimi i Mastersonit u realizua pas tre vjetësh hetime që pasuan me ndjekjen e rrallë penale të një figure të famshme në Hollywood në periudhën e nismës #MeToo. Pavarësisht hetimeve të shumta, shumica kanë përfunduar pa dënime, për shkak të mungesës së dëshmive ose sepse kishte kaluar shumë kohë që nga akuzat e pretenduara seksuale.