Një juri në Los Angeles ka shpallur fajtor aktorin amerikan Danny Masterson për dy nga tre akuzat e përdhunimit, shkruan BBC.
Ylli i serialit “That '70 Show”, rrezikon deri në 30 vjet burg. Ai u nxor nga gjykata nën pranga.
Tre gra, të gjitha ish-anëtare të Kishës së Scientologjisë, e akuzuan aktorin për sulm seksual në shtëpinë e tij në Hollywood në vitet 2001 – 2003.
Prokurorët argumentuan se Mastersono ishte mbështetur në statusin e tij si një scientologist [një sistem fetar i bazuar në kërkimin e vetënjohjes dhe përmbushjes shpirtërore përmes kurseve të studimit dhe trajnimit të vlerësuara] për të shmangur përgjegjësinë.
Juria e përbërë nga shtatë gra dhe pesë burra nuk mori vendim për akuzën e tretë pas një jave diskutimesh, duke përfunduar në bllokim në 8-4.
-
Aktori amerikan dënohet me 30 vjet burgim për përdhunimin e dy grave
-
Danny Masterson mund të dënohet me 30 vjet burgim
-
Weinstein shpallet sërish fajtor për përdhunim dhe sulm seksual
-
Reperi Mystikal dënohet me 20 vjet burgim pasi pranoi fajësinë për përdhunimin e një gruaje
-
Cosby shpallet fajtor për sulm seksual e drogim, viktima dëmshpërblehet me 59 mln dollarë