Showbiz

Daniel Craig, në reklamën e re të birrës “Heineken”

Foto: YouTube / Screenshot

Aktori i njohur Daniel Craig nuk shfaqet as i “tronditur” e as i “trazuar”, në reklamën e re të James Bondit për markën “Heineken”, e cila u publikua gjatë ditës së sotme.

Aktori britanik i cili e portretizon agjentin ikonik 007, në filmin e ri “No Time to Die”, në këtë reklamë televizive shfaqet duke u relaksuar në bregdet, para se ta pranoj një mesazh në telefonin e tij, transmeton KTV. Më pas ai e merr një taksi lokal për të shkuar në qytet, por situatat bëhen gjithnjë e më dramatike për të, meqenëse të gjithë banorët e ngatërrojnë me personazhin e agjentit James Bond.

Reklama përfundon me aktorin, i veshur me kostumin klasik të Bondit, duke u ulur në një bar për ta shijuar një birrë “Heineken”.

Reklama do të shfaqet në 75 shtete të botës dhe fokusohet në idenë se “Daniel Craig do të jetë gjithmonë James Bondi, në sytë e adhuruesve të filmit anembanë botës”. Kështu ka bërë të ditur kompania “Heineken” në një komunikatë për media.

Kompania e birrës së njohur ka qenë partner i filmave për agjentin sekret 007, për dy dekada rresht.

Ndërkaq, Daniel Craig, shfaqet për herë të pestë dhe të fundit në rolin e James Bondit, në filmin “No Time to Die” i cili vjen nëpër kinema nga 2 prilli.