Daniel Craig do të ishte i gatshëm të kthehej në rolin e James Bond për herë të pestë, edhe pse ka deklaruar në të kaluarën ngurimin e tij për t’u kthyer në atë rol. Merita i takon Barbara Broccoli, producente e filmit.
Sipas “Page Six”, transmeton atsh, Broccoli ia doli të biond të aktorin të interpretojë filmin e 25 të Bond. Dhe sipas thashethemeve të fundit hollivudiane , firma mund të jetë më afër se kurrë.
Në një farë mënyre ndihmë për aktorin për të ndërruar mendim ishte pushimi kinematografik që mori. Craig iu dedikua teatrit duke recituar në Broadway të Otellos, prodhim i vetë Barbara Broccoli, që arriti një sukses të jashtëzakonshëm dhe që mori vlerësime të shkëlqyera.
Ndërkohë skenaristët Neal Purvis dhe Robert Wade, autorë të skenarit të filamave të shumtë, janë tashmë në punë , në pritje që Craig të marrë zyrtarisht impenjimin e fundit me “Agjenti sekret”.
-
Ish-përzgjedhësja e aktorëve të Bondit: Asnjëri nga favoritët s’duhet të jetë agjenti i ri 007
-
Paul Kelly shpreh interes për rolin e James Bond: “Dua të jem 007”
-
Callum Turner reagon ndaj raportimeve për rolin e James Bondit
-
Idris Elba: Jo të gjitha vendet do ta pranonin një James Bond me ngjyrë
-
Top-lista me pesë kandidatët favoritë për rolin e James Bondit