Showbiz

Daniel Craig dhe Chris Evans në aksionin misterioz me detektivë “Knives Out”

Ylli i “Captain America”, Chris Evans, dhe James Bondi i mirënjohur Daniel Craig e kryesojnë kastin e filmit të ri kriminalistik-misterioz "Knives Out" me regji të Rian Johnson.

Siç thuhet në përshkrimin e filmit, "Knives Out" e sjellin tregimin për detektivët ku eksplorohet vdekja e patriarkut të familjes ekscentrike dhe luftarake Thrombey.

Në rolin e patriarkut, viktimës së vrasjes, do të shfaqet Christopher Plummer. Pasi e vrasin në ditëlindjen e tij të 85-të, në ngjarje hyn detektivi ekscentrik Benoit Blanc, i luajtur nga Daniel Craig, i cili dëshiron ta zbulojë misterin.

Në role të tjera do të shfaqen Ana de Armas, Katherine Langford, Jaeden Martell, Toni Collete dhe shumë të tjerë.

Johnson e nënshkruan skenarin dhe regjinë, ndërsa përndryshe realizimi i tij i fundit ishte "Star Wars: The Last Jedi", shkruan KOHA Ditore. Kritikët e filmit tashmë po e parashikojnë një sukses të madh për filmin e zhanrit aksion-kriminalistik, Knives Out.

Traileri i parë për "Knives Out" sjell shumë argëtim dhe e premton një aksion-mister kriminalistiko-humoristik të vërtetë të cilin do të mund ta shohim nga 29 nëntori kur filmi fillon të shfaqet nëpër kinema.