Showbiz

Cyrus dhe Hemsworth nuk po shkurorëzohen

Kjo ndarje e Miley Cyrusit dhe Liam Hemsworthit po bëhet gjithnjë e më e pikëllueshme. Por! Duket se ka shpresë për lidhjen e tyre. Kjo sipas disa burimeve të revistës “People” që thjesht thanë se ka gjasa që Cyrusi dhe Hemsworthi do të kthehen së bashku.

Pasi Hemsworth shkroi në Instagram për të thënë se i uron Cyrusit “shëndet dhe lumturi në të ardhmen”, disa burime anonime pohuan se e ardhmja e tyre nuk është aq e zymtë sa të gjithë menduam fillimisht. Burimet thanë për People, “Ata po bëjnë pauzë tani sepse ajo u duhej. Ishte një situatë e keqe me shumë mosmarrëveshje”, e që, po, tingëllon keq... por prisni pjesën e mirë. Burimi shtoi, “Ata të dy ranë dakord se është më mirë ta kalojnë kohën të ndarë, por kjo nuk do të thotë që lidhja e tyre ka përfunduar plotësisht .... Ka absolutisht shpresë se ata do të kthehen përsëri së bashku”.

Gjithashtu, me çfarëdo që po ballafaqohen tani, burimi shtoi se ata thuhet se janë ballafaquar me probleme të ngjashme në të kaluarën dhe i kanë tejkaluar ato.

Sa i përket asaj nëse vërtetë do të kenë divorc ligjor, nga “People” thanë që të mos presim dokumente zyrtare së shpejti. Ajo që mund të presim, sidoqoftë, është muzika e re nga Cyrusi. Pasi që përfaqësuesit e saj e konfirmuan zyrtarisht ndarjen dhe pasi që dolën fotot e saj me ish-in e Brody Jennerit, Kaitlynn Carter, Cyrus e bëri një foto duke treguar se ajo ishte kthyer në studio. Dhe me siguri do të ketë edhe më shumë dramë me disa anëtarë të “The Hills”, sepse kjo është pikërisht ajo që i duhet kësaj situate.