Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gjykatësi përmbyll shkurorëzimin e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë zyrtarisht përsëri beqarë pasi raportohet se është finalizuar shkurorëzimi i tyre.

Çifti u martua në dhjetor të vitit 2018, por u ndanë verën e kaluar dhe tani këngëtarja dhe ylli i Hunger Games janë ish-bashkëshortë.

Sipas dokumenteve të reja ligjore, të siguruara nga TMZ, një gjykatës e ka nënshkruar shkurorëzimin, i cili u diskutua nga avokatët e ish-çiftit, Laura Wasser dhe Judith R. Foreman muajin e kaluar, shkruan KOHA Ditore.

Liam i paraqiti dokumentet për shkurorëzim nga Miley i pari në gusht, duke cekur dallimet e pakapërcyeshme.

Cyrus që prej asaj kohe ka vazhduar tutje me jetën e saj, duke u lidhur me këngëtarin Cody Simpson.