Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cuba Gooding, Jr. përballet në gjykatë me 14 akuzuese për sjellje të pahijshme

Cuba Gooding Jr. është akuzuar për prekje të pahijshme të disa femrave në publik.

Ylli i “Jerry Maguire” u paraqit në gjykatë të martën (15 tetor) në Manhattan lidhur me katër akuza kundërvajtëse të prekjes me forcë dhe abuzimit seksual të shkallës së tretë, për të cilat ai u deklarua i pafajshëm, por tani doli se 14 femra kanë bërë padi për shkak të sjelljes së pahijshme kundër fituesit të çmimit “Oscar”.

Cuba, i cili do të kthehet në gjykim më 13 dhjetor, fillimisht u arrestua dhe u akuzua për prekjen e gjoksit të një gruaje në barin “Bagic Hour Rooftop” në New York më 9 qershor, shkruan KOHA Ditore. Ai u akuzua nga një juri e madhe për dy akuza në lidhje me incidentin, plus dy akuza që lidhen me një incident të dytë, pasi dyshohet se e kishte pickuar prapanicën e një gruaje në klubin e natës TAO në qytet në vitin 2018.

Prokurorët në këtë rast raportohet se planifikojnë t’i thërrasin edhe 12 femra të tjera për të dëshmuar në mbështetje të akuzave.

Image

"Sjellja e kaluar e të pandehurit tregon se ai në mënyrë rutinore afrohet tek femrat ndërsa ndodhet në bare ose klube të natës, me të cilat ai ka pak ose fare komunikim paraprak, dhe i prek ato në mënyrë të pahijshme", tha ndihmës-prokurorja e Qarkut, Jenna Long.

Avokati i Cuba, Mark Heller, këmbëngul se klienti i tij do të shfajësohet në gjykim, ndërsa duke folur para gazetarëve jashtë gjykatës të martën, ai tha: "Jemi plotësisht të sigurt se nuk do të ketë asnjë dënim penal për Cuba Gooding Jr. Cuba Gooding sigurisht që është i pafajshëm për pretendimet që do të paraqiten para gjykatës dhe ne do të kërkojmë që gjykata ta dërgojë këtë çështje për gjykim".