Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Avokati i Cuba Gooding Jr. lanson lëvizjen #NotMe pas akuzave për sulm seksual

Një avokat mbrojtës i aktorit Cuba Gooding Jr. e ka lansuar lëvizjen #NotMe në përgjigje të akuzave për sulm seksual të ngritura kundër klientit të tij.

Avokati i yllit të Jerry Maguire, Mark Heller, e filloi fushatën pasi një gjykatëse e Manhattan e mohoi kërkesën e tij për t’i hedhur poshtë akuzat kundër Gooding Jr. të mërkurën.

"Pas pesëdhjetë viteve të mbrojtjes së të pandehurve të pafajshëm, të akuzuar në mënyrë të rremë dhe të ndjekur padrejtësisht, po e inicoj lëvizjen 'Jo unë' (#NotMe),"" njoftoi Heller në një deklaratë të enjten, një ditë pasi gjyqtarja Phyllis Chu vendosi se çështja do të vazhdojë me gjykimin në shtator.

Gooding Jr është akuzuar se e ka prekur me forcë gjoksin e një femre në barin njujorkez të çatisë Magic Hour në qershor, shkruan KOHA Ditore.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, gjykatësja e Gjykatës në Manhattan shkroi në vendimin e saj se, "Gjykata konstaton se i pandehuri nuk ka parashtruar arsye bindëse për ta shkaktuar anulimin e gjykimit."

Heller më parë argumentoi që akuzuesja e fituesit të Oscarit kishte “karakteristika të caktuara mendore” që e bëjnë të mundur që ajo t’i ketë trilluar pretendimet.

Edhe Cuba Gooding Jr. do të dalë para gjykatës në shkurt të vitit të ardhshëm Showbiz Cuba Gooding Jr. do të dalë para gjykatës në shkurt të vitit të ardhshëm

"Jam plotësisht i bindur se kur juria në rastin e Cuba Gooding Jr. t’i vlerësojë të gjitha provat rreth ngacmimit në këtë rast, ai do të shfajësohet plotësisht," shtoi Heller. "Rasti i tij do të jetë një shembull i vërtetë për lëvizjen #NotMe."

Gooding Jr. i mohoi akuzat.