Cuba Gooding, Jr. është deklaruar i pafajshëm për akuzat e reja të sjelljes së pahijshme seksuale.
Fituesi i “Oscarit” po përballet me akuza kundërvajtëse për prekje me forcë dhe abuzim seksual nga një femër e tretë, e cila u prononcua ditë më parë.
Detaje për akuzat e saj, të ngritura nga prokurori i Qarkut në Manhattan, Cyrus Vance, nuk janë ende në dispozicion për publikun, por ylli i Jerry Maguire ishte akuzuar më parë se e kishte prekur në mënyrë të pahijshme gjoksin e një femre dhe prapanicën e një tjetre, shkruan KOHA Ditore. Ai është deklaruar i pafajshëm edhe për ato akuza.
Avokati i Cuba, Mark Heller, i ka quajtur akuzat e reja "krejtësisht mashtruese".
Prokurorët shpresojnë t’i përdorin dëshmitë e 12 femrave të tjera, të cilat nuk kanë ngritur padi kundër Cubas, për ta vërtetuar modelin e sjelljes së tij të keqe. Akuzuesja e re nuk është në mesin e këtyre 12 femrave.
-
Cuba Gooding, Jr. përballet në gjykatë me 14 akuzuese për sjellje të pahijshme
-
Cuba Gooding Jr. do të dalë para gjykatës në shkurt të vitit të ardhshëm
-
Cuba Gooding Jr. akuzohet për përdhunim
-
Cuba Gooding Jr. akuzohet për ngacmim seksual
-
Kevin Spacey shpallet i pafajshëm në akuzat për sulme seksuale ndaj katër burrave