Coldplay e ka publikuar listën e këngëve për albumin e ri “Everyday Life” duke e publikuar një seri shpalljesh në gazetat lokale nëpër botë.
Bendi i zbuloi titujt e këngëve të reja duke huazuar hapësirë reklamimi në një varg gazetash në të gjithë botën, duke filluar me gazetën North Wales Daily Post në Britani.
Reklama u shtyp gjithashtu në Express & Echo të Devon në vendlindjen e bendit në Britani, si dhe u paraqit edhe në Sydney Morning Herald të Australisë, Otago Daily Times të Zelandës së Re dhe Le Monde të Francës.
Duke e paralajmëruar datën e publikimit për 22 nëntor, u zbulua edhe natyra e albumit të dyfishtë, ku seti është ndarë në dy seksione: Sunrise dhe Sunset, shkruan KOHA Ditore.
Kjo nuk është teknika e parë e pazakontë promovuese që rockersët e udhëhequr nga Chris Martin e kanë zgjedhur, pasi që ata fillimisht e njoftuan lansimin në një letër dërguar një adhurueseje me fat.
Në llogarinë e saj në Twitter @lena_tayara, ajo e postoi një foto të letrës, në të cilën shkruhej: "Gjatë rreth 100 viteve të fundit, kemi punuar në një gjë të titulluar Everyday Life."
Edhe
Coldplay paralajmëron albumin e ri në një letër dërguar një adhurueseje
Mesazhi kriptik gjithashtu përmbante detaje rreth lansimit të albumit, dhe u nënshkrua nga të katër anëtarët e bendit.
Fotografitë bardhë e zi të bendit gjithashtu filluan të shfaqen nëpër botë, duke i nxitur spekulimet e fansave se krijuesit e hitit Yellow po e planifikonin rikthimin.