Emilia Clarke njihet më së shumti për rolin e Daenerys Targaryen, nëna e dragonjve, në serialin e njohur “Game Of Thrones”.
Aktorja angleze 34-vjeçare gjatë një paraqitjeje në një emision të mërkurën ka zbuluar se ajo qëndron prapa librit të ri me ilustrime “M.O.M .: Mother Of Madness”.
Gjatë një bisede me anë të videothirrjes në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” ajo ka folur për origjinën e librit të ri ilustrativ, që u publikua të mërkurën nga “Image Comics”.
“Ishte thjesht një ide e pakuptimtë. Ishte bisedë pa kuptim që ndodhi në makinë gjatë rrugës për në një koncert me miqtë e mi. Ne thamë: “A nuk do të ishte qesharake nëse do të ekzistonte një superhero që nuk ishte i përsosur dhe që ishte thjesht një rrëmujë e vërtetë sikurse ne?”, ka thënë Emilia.
Emilia gjithashtu ka konfirmuar se është pjesë e kompanisë “Marvel Cinematic Universe”.
-
Clarke ishte e mërzitur dhe konfuze gjatë “Game of Thrones”
-
Emilia Clarke: Ndonjëherë ndihem sikur e kam mashtruar vdekjen
-
Emilia Clarke, me fat që mund të flasë pas 2 aneurizmave të trurit
-
Emilia Clarke në bisedime për t’u bërë pjesë e serialit “Secret Invasion”
-
Maisie Williams flet për vitet e vështira pas “Game of Thrones”