Jane Birkin, frymëzimi për çantën ikonë “Hermès Birkin” që tani konsiderohet simbol i “pasurisë”, nuk shqetësohej shumë për famë apo statusin e saj. Birkini, e cila vdiq të dielën në moshën 76-vjeçare, ishte grua me kontradikta të mëdha.
Aktorja, këngëtarja dhe ikona e stilit ishte angleze, por erdhi për të përcaktuar vetë thelbin e estetikës si një “vajzë franceze”. Çanta e saj personifikuese konsiderohet padyshim aksesori luksoz më i identifikueshëm në tokë. Ajo fillimisht e ka imagjinuar çantën duke e vizatuar mbi një qese që përdoret për të vjellë në aeroplan. Ishin vetitë e ndjeshmërisë që e bënë Birkinin kaq të veçantë dhe me ndikim.
Analistja e stilit në “NBC” ka thënë se vështrimi i Birkinit ishte diçka e re në atë kohë, kontradiktë e vërtetë. Dhe moda e do një kontradiktë prandaj u bë kaq e famshme.
Ajo kishte personalitet të kombinuar, duke shfaqur një franceze të sofistikuar me një qëndrim prej britanikeje. Ajo vishte funde shumë të shkurtër që linin të aludohej në këto personifikime. Këto funde i kombinonte me këpucë të rrafshëta. Xhinset mashkullore i kombinonte më këmisha të përdredhura, gjë që konsideroheshin si joshje kontradiktore nga ekspertët e modës.
Siç i pati thënë vetë Christiane Amanpourit në një intervistë për CNN në vitin 2020, burri i ulur pranë saj tha se kishte nevojë për një ditar me xhepa brenda.
“I thashë: 'Është një ditar i Hermesit'”, kujtonte ajo.
Ai u përgjigj: "Por unë jam Hermés."
Partneri i saj i udhëtimit ishte Jean-Louis Dumas, atëherë drejtori krijues i markës së shquar franceze.
"Unë i thashë: 'Pse nuk bën një çantë që është katër herë më e madhe se Keli [një çantë dore me emrin e princeshës Grace Kelly] dhe një lloj sa gjysma e madhësisë së valixhes sime’”.
Dumas i kërkoi Birkinit të skiconte atë që kishte në mendje.
"E vizatova në një nga ato qeset e letrës që përdoreshin për të vjellë kur qëndron në aeroplan", i tha ajo Christianes, duke treguar se si Dumas i dha çantën e përfunduar si dhuratë, por me një kërkesë: Ai donte ta shiste stilin e çantës së re me emrin dhe bekimin e saj.

Ndikimi në botën e modës
Themeluesi i IMG Models, Ivan Bart, e quajti Birkinin "modelin përfundimtar jashtë detyrës" në rininë e saj," duke shtuar se sensi i saj i lindur i “chic-ut” pa pretenduar të jetë “chic” është ende udhërrëfyes për punëtoret e sotme të modës jashtë kamerave. Ai u tha modeleve të mendojnë për kombinimin e stilit të pantallonave të lirshme ose xhinse të përshtatura në mënyrë të përkryer me një bluzë të thjeshtë të bardhë ose këmishë, pa sytjena.
Jenna Lyons , CEO e markës së Loveseen dhe anëtarja më e re e "Real Housewives of New York" e quan veten një "Birkin stan". Duke ju referuar përshtatshmërisë së saj me çantën Birkin.
Ajo kishte thënë se kur e ka parë vet Brikinin në fillim të 90’ave ishte shtangur. Dhe kur mendon në ditët e sotme për atë çast thotë: “ Sikur të kisha iPhone atëherë do të bëja një milion fotografi me të”. Kur e kujtonin momentin ajo tregon se dëshironte që të ketë qenë dikush ta fotografonte atë moment.
Ajo gjithashtu ka cekur se qëndrimi i saj “moskokëçarës” ishte magjepsës. Ajo nuk ishte një “try hard” dhe kjo e bënte jashtëzakonisht unike.

Jeta personale
Vajza e një oficeri të marinës angleze dhe një aktoreje, Birkin luajti në filmin tani-klasik të vitit 1966 "Blow Up" një vit pasi u martua me kompozitorin e James Bond John Barry, me të cilin kishte një fëmijë, vajzën Kate Barry. Fëmija i saj i dytë ishte Charlotte Gainsbourg me Serge Gainsbourg. Dhe e treta është Lou Doillon, me regjisorin e filmit Jacques Doillon. Të gjitha vajzat ishin të famshme.
Kate kishe punuar si fotografe për “Vogue” dhe “Sunday Times”. Charlotte ishtë këngëtare dhe aktore. Ndërsa Lou Doillon punoi për emra të mëdhenj në industrinë e modës si Chloe, mango, H&M, etj.
Në të vërtetë, Birkini u bë Mikael Xhordan i botës së modës. Brezi i ri po e lidhë atë me legjendën e basketbollit me atleten e tij personifikuese, që sfidon gravitetin dhe kampionatet e shumta të NBA.
Në të njëjtën mënyrë, Birkin është njohur nga shumë njerëz me emrin e saj në një çantë lëkure luksoze, pavarësisht se ajo është një arbitër në stilin “cool” dhe një figurë me ndikim në muzikë dhe filma.
Birkin prej kohësh bëri shaka se trashëgimia e çantës do ta pengonte atë.
Një herë ajo e kujtoi një rast në New York që dikush po thoshte për emrin e saj: ''Oh, Birkin si çanta.'
“Më bekoni kur të vdes” tha ajo, duke shtuar: “Ndoshta do të flasin vetëm për çantën”.
Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi