Këngëtarja Rita Ora (28) e magjepsi audiencën me performancë vokale kur ajo doli në skenë në Middlesbrough në festivalin e BBC Radio 1, Big Weekend. Këngëtarja kërceu në skenë me një kombinim rozë-portokalli. Nën xhaketë ajo e kishte vetëm një bodi, ndërsa më së shumti vëmendje tërhoqën çizmet e pazakonta me xhepa. Kombinimin ajo e 'përforcoi' me stoli ari, flokë të shprishura dhe buzëkuq ngjyrë rozë.
Festivali, i cili filloi të premten më 24 maj dhe përfundoi të dielën më 26 maj, pati performanca nga muzikantët e njohur britanikë, përfshirë Little Mix, Stormzy (25) dhe Zara Larsson (21).
Performanca e Ritës në festivalin e BBC vjen pasi që ajo e mahniti audiencën duke kënduar hite në Birmingham Arena dhe O2 Arena në Londër, ndërsa pritet të interpretojë edhe në Liverpool M&S Bank Arena, shkruan KOHA Ditore.

Ora kohët e fundit foli edhe për jetën e saj private, duke e pranuar se e ka të vështirë të dalë me dikë vetëm dy muaj pasi u nda nga i dashuri i saj, aktori Andrew Garfield (35 vjeç).
“E kuptova se ishte shumë e vështirë të jesh me dikë. Dhe nëse kjo është e vështirë, kjo vërteton se nuk është koha e duhur”, - tha Rita.
Lidhjet për të nuk janë prioritet, thotë ajo, ndonëse e lidhin me çdo njeri që e shohin.
“Më lidhin me të gjithë ata që më shohin. Por të jem e sinqertë me ju, ky nuk është prioriteti im tani”, - thotë Ora. Ajo gjithashtu e pranoi se e shfrytëzoi qilimin e kuq të Met Gala që ta tërheqë vëmendjen e meshkujve.
“Me të vërtetë kam shkuar atje për këtë”, – e pranoi ajo në emisionin Tonight Show With Jimmy Fallon.
Rita shënon turneun e parë të pavarur në Azi dhe Australi, dhe të parin në Britani të Madhe, ku këndon në vende prestigjioze.
Ajo e plotësoi karrierën muzikore me albumin 'Phoenix', të cilin e publikoi në nëntor të vitit 2018, gjashtë vjet pas albumit 'Ora'. Ndërsa kohët e fundit, ajo gjithashtu në karrierën e saj filmike e shtoi rolin në filmin 'Pokemon', për të cilin do të përdoret edhe kënga e saj "Carry On" të cilën e interpreton me Kygo (27).