Lidhjet, bashkimet dhe ndarjet e të famshmëve, janë cak i mediave rozë në gjithë botën dhe rrjedhimisht edhe në Kosovë, veçanërisht dekadën e fundit.
Kush janë më të përfolurit dihet tashmë, por emisioni “SOT” në KTV ju sjell një listë të çifteve që komentohen për lidhjet e shëndosha që kanë. Themi kështu bazuar në atë që është paraqitur deri më sot.
Nisim me ata që nga shumëkush konsiderohen simbol i dashurisë.
Fjala është për Alban Skenderaj dhe Miriam Canin, të cilët dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë 3 vjet më parë.
Martesa erdhi pas një lidhjeje shumëvjeçare. Propozimi për të kaluar jetën së bashku, Miriamit i pati ardhur në mënyrë të befasishme dhe shumë të veçantë.
Edhe
Kurorëzohen Alban Skenderaj dhe Miriam Cani
Këtë çifti e pati bërë të ditur në rrjetin social “Facebook”, pasi gjatë asaj kohe ishin duke pushuar në ishujt e Maldive.
Përveç kësaj, Miriami dhe Albani tashmë janë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Ameli.
Përveç lidhjes së tyre të shëndosh, dyshja nuk ka qenë asnjëherë pjesë e shtypit rozë në raste të tjera. Ata njëjtë duket të jenë edhe në krijimin e muzikës së mirëfilltë, pasi të tilla janë të gjitha projektet që ata sjellin.
Çift tjetër aspak skandaloz përbëjnë edhe Vesa Luma dhe Big Basta.
Gjithçka sa i përket lidhjes së tyre filloi të flitej në publik pas lansimit të këngës “Boom” në vitin 2012. Për të përfunduar më pas gjithçka hiq më pak se me martesë. Në shtator të këtij viti çifti mbush tri vjet që nga kurorëzimi i dashurisë së tyre me martesë.
Në një ceremoni vetëm me familjarë dhe miq shumë të afërt u pat zhvillua kjo ngjarje në javën e dytë të shtatorit. Ceremonia ishte zhvilluar në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë.
Të përkushtuar dhe përkrahës ndaj njëri -tjetrit duket kjo dyshe mjaft simpatike shqiptare, të cilët para dy vjetëve u bënë prindër të Lianit. Duke forcuar kështu edhe më shumë lidhjen e tyre të dashurisë.
Çifti tash e një kohë gjenden në Zelandën e Re dhe përmes fotografive që publikojnë kohë pas kohe, duket se janë shumë të lumtur bashkë.
Kur jemi te çiftet e estradës shqiptare, lidhjeve të gjata u kanë mbijetuar kryesisht ato që bashkimet i patën dekada më parë, kohën kur dashuria ishte në rend të parë, para, karrierës e famës.
Në këtë listë pa dyshim hyn çifti shumë simpatik, Mihrie Braha dhe Naim Abazi.
Të njohur kohë më parë, ata kanë vite që janë të martuar dhe kanë një djalë së bashku po ashtu.
EdheMuzika ishte ajo që i kishte mbajtur vazhdimisht aktiv në skenat shqiptare dhe shumë pranë publikut.
Pavarësisht që kanë vite të tëra bashkë, ata duket si çdo ditë dashurohen më shumë në njëri -tjetrin. Në fakt, Mihria shumë herë ka deklaruar se dashuria që Naimi i jep çdo ditë asaj, është çfarë e mban gjithmonë të freskët dhe me shpirt rinor.
Braha e Abazi kanë pasur çdo herë në krah njëri- tjetrin dhe vazhdojnë njëjtë akoma. Çdo projekt i sjellë nga kjo dyshe është në një mënyrë apo tjetër është krijim i përbashkët.
Nuk duhet mohuar se kishte tendenca nga më të ndryshmet për të njollosur dashurinë e tyre, por që çifti u bëri ballë të gjithave dhe siç thonë, vazhdojnë ta duan njëri -tjetrin si në fillim të lidhjes.
Ndonëse viteve të fundit nuk kanë qenë shumë pranë publikut dhe mediave, ata mbesin një ndër çiftet më të mira shqiptare.
Të veçantë në stil, në mënyrën e të krijuarit dhe kënduarit, paraqitja e tyre në publik ka qenë gjithmonë ekstravagante.
Ata sollën risi në muzikën shqiptare dhe shumica e hiteve në muzikën mbarë shqiptare, janë të krijuara po nga kjo dyshe.
Janë këta Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, të cilët viteve të fundit nuk kanë qenë fare të pranishëm në skenë, përveç që kanë krijuar muzikë për të tjerët.
i tyre është i tillë dhe patjetër duhet respektuar,veçse përmendim se ata thuhet të kenë një jetë të qetë dhe të lumtur së bashku.
Këtu patjetër që hynë edhe Gili dhe Ilir Berani. As kjo dyshe asnjëherë nuk kanë qenë cak i mediave rozë.
Ata vazhdojnë ta kenë një martesë të shëndoshë dhe duke rritur djemtë e tyre me shumë dashuri.
Edhe
Levine dhe Prinsloo shfaqen më të lumtur se kurrë
Edhe për këtë çift, përveç dashurisë, është muzika profesioni që i lidhi tërë jetën. Pavarësisht që të dy ishin pjesë e show bizit shqiptar, Gili dhe Iliri asnjëherë nuk kanë rënë pre e tij.
Këto ishin vetëm disa prej çifteve që, dy palët janë pjesë e skenës, por pavarësisht asaj i kanë rezistuar kohës dhe dashuria i ka shtyrë të përballojnë gjithçka. Kohëve të fundit jemi po ashtu dëshmitarë të një numri të madh të ndarjeve, qoftë edhe vetëm pas një viti martesë dhe arsyet mbeten nga më të ndryshmet.