Christina Aguilera dëshiron ta arrijë moshën e pleqërisë duke qenë e bukur.
Kjo është arsyeja pse këngëtarja e hitit “Genie In A Bottle” ka bërë injeksione kundër rrudhave.
Këngëtarja 42-vjeçare nga New Yorku e do këtë proces aq shumë sa ajo tani po përfaqëson Xeomin, një injeksion kundër rrudhave që përdoret për të përmirësuar pamjen e linjave, shkruan Daily Mail.
“Me të vërtetë jam duke u ndjerë më e sigurt në vetvete”, është shprehur Aguilera e cila është nënë e dy fëmijëve, djalit Max Liron 14 vjeç dhe vajzës Rain, 8 vjeç, të cilët i ka me të fejuarin e saj, Matthew Rutler.
Në të kaluarën, themeluesja e GOOP-it, aktorja Gwyneth Paltrow ka punuar me kompaninë.
“Unë jam gjithmonë e interesuar të gjej produkte të reja që më emocionojnë dhe më bëjnë të ndihem më mirë”, ka shtuar Aguilera.
Edhe
Christina Aguilera tregon se vajza e saj e adhuron kur është pa grim
Ajo tha se ndjen se injeksionet e ndihmojnë të duket e re dhe me një “pamje natyrale”.
{gallery}