Aktori britanik Christian Bale i ka humbur 35 kilogramë për rolin në filmin e ri. Edhe pse përmes tranformimit i mahniti fansat, ai megjithatë vendosi ta ndalojë dobësimin sepse ishte e rrezikshme për shëndetin.
"Vazhdimisht e them se i kam dhënë fund kësaj, por tani me të vërtetë mendoj se i kam dhënë fund", tha Bale.
Për filmin më të ri “Ford vs Ferrari”, Bale kishte humbur 35 kilogramë për rolin e shoferit Ken Miles. Kolegu i tij Matt Damon është i mahnitur me transformimet e tij.
"U argëtova duke e parë atë. Ai e ka disiplinën e një murgu sepse u shndërrua nga Dick Cheney në këtë personazh. Ai duhej t’i humbte 35 kilogramë, gjë që nuk është fare e lehtë," tha Matt.

Megjithëse me shaka vazhdonte të thoshte se shtimi i peshës për rolin e Cheney ishte i thjeshtë, ai megjithatë e pranoi se ishte një proces i vështirë, shkruan KOHA Ditore.
"Është dëshpëruese. Është e tmerrshme. Nëse humbni peshë, nuk ju ndodh asgjë përveçse shkoni në shtrat të uritur dhe të ndjeheni të dëshpëruar. Trashja është një ekstrem tjetër. E humbni plotësisht disiplinën dhe gllabëroni si të çmendur. Duhet të ndalem sepse nuk është e shëndetshme për trupin tim. Unë jam në të dyzetat e mia dhe do të jetë e rrezikshme nëse nuk bëhem më i vetëdijshëm për vdekshmërinë time", tha Bale.
-
Matt Damon dhe Christian Bale në trailerin e ri për filmin "Ford v Ferrari"
-
Matt Damon dhe Christian Bale janë dyshja garuese në filmin e ri "Ford v. Ferrari"
-
Phoenixi i dobësuar i kishte ndjekur udhëzimet duke ngrënë vetëm një mollë në ditë?
-
Channing Tatum i nënshtrohet operacionit pas një dëmtimi të rëndë në shpatull
-
Ethan Hawke: Tom Cruise i ka ndryshuar pritshmëritë ndaj aktorëve