Chrissy Teigen ia kushtoi pak kohë festimit të përvjetorit të shtatë të martesës me bashkëshortin, John Legend, dhe sigurisht në urimin e saj nuk mungonte sensi i humorit që e karakterizon modelen.
Teigen dhe Legend u martuan më 14 shtator të vitit 2013, pas një lidhjeje gjashtë vjeçare. Çifti ishte takuar në vitin 2007 gjatë xhirimeve të videoprojektit të këngëtarit, “Stereo”. Sot, Chrissy dhe John janë prindër të dy fëmijëve, Luna dhe Miles, si dhe janë në pritje të fëmijës së tretë, transmeton Koha.
Modelja 34-vjeçare e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për ta ndarë një video, ku 2 të vegjlit e tyre shihen duke ia uruar çiftit përvjetorin e martesës.
“Urime përvjetori i shtatë i martesës! 14 vjet së bashku. John Legend të dua shoku. Je miku im më i mirë. Të kam si vëlla”, kishte shkruar Teigen në mesazhin e saj duke bërë shaka.
Ditëve të fundit, Chrissy ka qëndruar në regjim shtrati për shkak të disa komplikimeve që po e shoqërojnë shtatzëninë e saj të tretë. Javën e kaluar, ajo i informoi fansat e saj se mjeku e ka urdhëruar të qëndrojë për dy javë e shtrirë, dhe të mos e sforcojë shumë veten.
Lajmin e shtatzënisë së tretë modelja e bëri publik përmes videoklipit të fundit muzikor të John Legendit, “Wild”, ku në një skenë të fundit çifti shfaqet i përqafuar dhe duke e ledhatuar barkun e rrumbullakosur të modeles.
-
Chrissy Teigen publikon pamje nga festa e 10-vjetorit të martesës me John Legend
-
Chrissy Teigen dhe John Legend në pritje të fëmijës së tretë
-
John Legend: Dashuria dhe mbështetja janë çelësi i martesës së lumtur
-
John Legend tregon se si e lëndoi qafën Chrissy Teigen
-
John Legend dhe Chrissy Teigen festojnë Krishtlindjen në ndeshje basketbolli