Priyanka Chopra po i thotë lamtumire serialit të njohur ‘Quantico’, por thotë se do të mbajë me vete përjetë kujtimet nga seria ku ajo luan rolin e një agjenteje të FBI-së.
Aktorja ka postuar të premten një fotografi në Instagram duke u përshëndetur me fansat dhe duke folur për kohërat e mira gjatë kohës sa ishte pjesë e serisë.
Chopra nisi rolin e saj në serinë e njohur si agjentja e FBI-së, nën emrin Alex Parrish, dhe luajti këtë rol për tre sezone te kësaj serie që shfaqej në ABC. Ajo u bë gruaja e parë indiane që luan një rol të tillë në seritë e ABC.
“Meqë seria po përfundon më duhet të them mirupafshim për Alex Parrish”, ka shkruar ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Priyanka Chopra: Kinematë do të ekzistojnë përkundër platformave transmetuese
-
Priyanka Chopra: U largova nga Bollywoodi sepse u injorova
-
Priyanka Chopra e Megan Rapinoe, fytyrat e reja të “Victoria’s Secret”
-
Priyanka Chopra ndihet e rrezikuar në vendin e punës për shkak të COVID-19
-
Edhe një emër i njohur në "Matrixin" e ri