Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Chloe Ferry gjobitet me 10 mijë paund për thyerje të izolimit

Ylli i skenës dhe televizionit, Chloe Ferry, është gjobitur me 10 mijë paund për shkak të thyerjes së rregullave të izolimit. Autoritetet policore ishin duke pritur përpara shtëpsië së anglezes, derisa ajo ishte kthyer së fundmi nga pushimet në Turqi.

“Ajo u kthye nga një udhëtim shoppingu dhe më pas gjeti policinë në dyert e saj”, kanë thënë miqtë e moderatores.

Rregullat e tanishme të izolimit për COVID-19 në Britaninë e Madhe thonë se çdokush që vjen nga vendet e tjera në Angli, duhet futur në karantinë.

Chloe kishte thyer rregullat edhe më parë duke marrë pjesë në një grumbull të njerëzve në një lokal nate, shkruan dailymai.

Mësohet se Chloe kishte udhëtuar drejt Turqisë më qëllim të kryerjes së operacionit për zvogëlimi ne gjoksit, por më pas kur u kthye, nuk u fut në karantinë.