Showbiz

“Cherry” filmi i ri i vëllezërve regjisorë Anthony dhe Joseph Russo

Foto: AP/Associated Press

Vëllezërit regjisorë, Anthony dhe Joseph Russo, i kanë ndarë me fansat pamjet e para të filmit të tyre të ri, “Cherry”.

Filmi i ardhshëm, i bazuar në librin e vitit 2018 me të njëjtin titull, e sjell në rolin protagonist aktorin Tom Holland, i cili e portretizon një punëtor shëndetësor i cili rikthehet nga lufta në Irak, me çrregullimin “PTSD” dhe lufton me varësinë nga opiumi.

“Cherry” vjen nëpër kinema më 26 shkurt, para se ta shënojë premierën globale në platformën digjitale “Apple TV+” më 12 mars të këtij viti.

“Ne mendojmë se ky është një film epik, dhe e sjell një rrugëtim jete më shumë personal”, citohet të kenë thënë regjisoret në një intervistë të fundit për “Vanity Fair”.

Ndërkohë së fundmi u bë i ditur lajmi se Tom Holland, është dashur t’i humb 13-kilogram për këtë rol dhe t’i rifitojë ato sërish, njësoj sikurse kolegia e tij në film, Ciara Bravo, e cila është detyruar të transformohet fizikisht për këtë projekt. Aktori shumë i dashur për publikun, Holland, aktualisht është duke e xhiruar filmin “Spider-Man 3” në Atlanta.

Vëllezërit Russo po ashtu janë duke punuar në një film të ri të quajtur, “The Electric State”, ku rolin protagonist do ta ketë ylli i serisë “Stranger Things”, Millie Bobby Brown.

Aktorja do ta portretizojë një vajzë tinejxhere nga një univers alternativ, së cilës i dërgohet një robot nga vëllai i saj i zhdukur. Kështu kjo dyshe niset në kërkim të tij.