Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Channel Nine nuk do ta transmetojë emisionin e Ellen DeGeneres

Channel Nine i Australisë nuk do ta transmetojë më emisionin “The Ellen DeGeneres Show” pas tetë vjetësh transmetim.

Faqja e internetit e industrisë “TV Blackbox” raportoi të premten se rrjeti nuk do ta transmetojë sezonin e fundit të emisionit të gjatë, pasi një zyrtar ka thënë: “Emisioni i Ellen DeGeneres nuk do të rikthehet në Channel Nine për 19-in dhe të fundit sezon. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe i urojmë Ellenit çdo të mirë për sezonin e fundit.”

Emisioni amerikan ishte transmetuar në Channel Nine që nga viti 2013. “DailyMail” zbuloi ekskluzivisht se emisioni i Ellen DeGeneres do të përfundonte pas 19 sezoneve në maj të këtij viti dhe prezantuesja e konfirmoi vetë lajmin menjëherë.

“Ju premtoj se do të kemi sezon të fundit fantastik. Do të jetë një sezon ku me të vërtetë do të them faleminderit. Ju faleminderit të gjithëve. Çdo ditë do të jetë festë”, ka thënë ajo.

Lajmi vjen pasi pretendimet për mjedisin toksik të punës së Ellenit u zbuluan në korrik 2020 nga një punonjës aktual dhe 10 ish-punonjës, të cilët akuzuan tre prodhues ekzekutivë, Ed Glavin, Mary Connelly dhe Andy Lassner, për “ngacmim”.

Prodhuesit ekzekutivë Glavin, Kevin Leman dhe bashkëproducenti Jonathan Norman u pushuan nga programi i njohur pas akuzave të ngritura kundër tyre nga stafi aktual dhe ish-stafi.

Edhe Pas 19 sezoneve, “The Ellen Show” do të përfundojë Showbiz Pas 19 sezoneve, “The Ellen Show” do të përfundojë

Ellen kërkoi falje pasi u njoftua se emisioni i saj ishte subjekt i një hetimi nga “WarnerMedia”, që i analizoi “gjërat që ka përjetuar stafi në xhirime”.

Prezantuesja i dërgoi stafit të saj një mesazh ku thoshte se po “ndërmerrte masa për t’i përmirësuar” problemet me punonjësit e saj.

“Në ditën e parë të emisionit tonë u thashë të gjithëve në takimin tonë të parë se ‘Ellen DeGeneres Show’ do të ishte një vend lumturie - askush nuk do ta ngrinte kurrë zërin dhe të gjithë do të trajtoheshin me respekt. Natyrisht, diçka ndryshoi dhe jam zhgënjyer kur kuptova se nuk ka qenë kështu. Dhe për këtë më vjen keq”, ka thënë Ellen.