Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Catherine Bell kthehet si Mac

Së shpejti, na pret takimi i sërishëm i dy personazheve të preferuara të serisë JAG, i cili në ekranet e vogla u shfaq nga mesi i viteve nëntëdhjetë deri në vitin 2005, kur u shfaq sezoni i dhjetë dhe i fundit.

Catherine Bell, e cila në seri e luajti nënkolonelen Sarah "Mac" MacKenzie, në rolin e mysafires do të jetë në rolin si Mac në episodet e reja të serisë NCIS: Los Angeles dhe do t’i bashkohet David James Elliott, i cili luajti me të në JAG.

Image

Duke pasur parasysh faktin se rebootët dhe vazhdimet e reja të serive të vjetra të preferuara kohëve të fundit janë në vrull të plotë, spekulohet se rolet e tyre të mysafirëve në serinë tjetër mund të nënkuptojnë se ka mundësi që JAG të kthehet në ekranet e vogla, shkruan KOHA Ditore.

Natyrisht, aktualisht bëhet fjalë vetëm për spekulime, ndërsa Bell në NCIS do ta shohim në episodin e fundit të sezonit aktual, në të cilin ekipi i NCIS do të përpiqet ta zbulojë rrjetin e komplikuar të përkrahësve të ISIS-it, të cilët planifikojnë sulm në transportuesit e avionëve amerikanë ndërkohë që Hetty (Linda Hunt) do ta kërkojë një nder nga mikja e saj e vjetër, Mac, që t’i ndihmojë të arrijë deri tek diplomati i paarritshëm rus.

Javën e kaluar u njoftua se edhe Elliott do ta përsëritë rolin e personazhit të tij nga JAG, kapitenit të marinës Harmon Rabb Jr. nëpër disa episode, duke filluar prej këtij maji. Se a e nënkupton kjo mundësinë e ringjalljes së serisë JAG ka gjasa që ta kuptojmë së shpejti.