Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cate Blanchett e ndryshon stilin dhe i mahnit fansat

Aktorja e famshme australiane Cate Blanchett ka vendosur ta bëjë një kthesë të madhe të modës duke i ngjyrosur flokët e saj bionde në ngjyrë të kafenjtë dhe me këtë ndryshim i mahniti fansat.

Cate e ndryshoi ngjyrën për shkak të rolit të cilin e luan në teatër, prandaj është e mundur që kjo ngjyrë të jetë e përkohshme.

Por të gjithë pajtohen se ngjyra e saj e re e flokëve, e cila theksohet edhe më tej nga teni i saj porcelanik dhe sytë e ndritshëm, i shkon shumë mirë, transmeton Koha.net.

Cate e tregoi pamjen e saj të re në BAFTA Awards në Londër. Përveç ngjyrës së flokëve, ajo tërhoqi vëmendje edhe me fustanin e zi elegant me detaje në dekolte të nënshkruar nga stilisti Christopher Kane. Edicioni glamuroz gjithashtu ia solli asaj një vend në listën e yjeve të veshura më së bukuri në ndarjen e çmimeve BAFTA.