Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Carole King e “entuziazmuar” që do t’ia dorëzojë Taylor Swiftit çmimin “Artist of the Decade” në AMA

Carole King do t’ia dorëzojë Taylor Swiftit çmimin Artist of the Decade në 2019 American Music Awards (AMA) të dielën (24 nëntor).

Këngëtarja dhe fituesja e çmimit Grammy do t’ia prezantojë Swiftit çmimin dhe e ranoi se ajo është "e entuziazmuar" që i është dhënë mundësia për këtë.

"Ajo është një kantautore e jashtëzakonshme që e ka kultivuar një marrëdhënie unike dhe personale me audiencën e saj," tha King për People. "Si një këngëtare femër e cila gjithashtu hyri në botën e muzikës në moshë të re, unë e di llojin e vendosmërisë, mundimeve dhe këmbënguljes së jashtëzakonshme që i janë nevojitur për të arritur lartësi të tilla".

Ylli i “Shake It Off” gjithashtu do të dalë në skenë për të performuar në ngjarjen në të cilën prezantuese është Ciara, pasi që e mori dritën e gjelbër nga shefat e Big Machine Label Group, Scooter Braun dhe Scott Borchetta për t’i kënduar hitet e saj të vjetra, pas një mosmarrëveshjeje shumë publike, shkruan KOHA Ditore.

Performuesit që parashikohet të marrin pjesë në ceremoninë e sivjetme e përfshijnë duetin e muzikës country Dan + Shay, Paula Abdul, Kelsea Ballerini, dhe Megan Thee Stallion, ndërsa Billie Eilish, Toni Braxton, Lizzo, dhe Shania Twain janë ndër yjet që do të performojnë.

AMA 2019 do të transmetohet drejtpërdrejt nga Microsoft Theater në Los Angeles, California më 24 nëntor në ABC.