Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cardi B, “perla” e “Grammy Awards”

Foto: Reuters

Reperja e njohur amerikane, Cardi B, di sesi të vjedhë të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq.

Reperja me famë botërore shkaktoi ‘stuhi’ ndërsa u shfaq si një “perlë” në 61 vjetorin e “Grammy Awards” në Los Anxhelos mbrëmjen e së dielës (10 shkurt).

Veshja e Cardi B-së është më e përfolura në ngjarjen më të madhe muzikore.

Ajo mbante margaritarë të mëdhenj rreth qafës dhe flokëve të saj.

{gallery}

Reperja i befasoi të gjithë kur u shfaq në tapetin e kuq me bashkëshortin Offset.

Edhe Cardi B tregon se sa romantike është Showbiz 10 muaj më parë Cardi B tregon se sa romantike është

Ylli i muzikës “i mbylli gojën të gjithëve” duke konfirmuar se është rikthyer me këngëtarin, pas ndarjes së bujshme.

Ajo ishte nominuar për disa çmime në “Grammy Awards”. Por mori në shtëpi vetëm çmimin “Best Rap Album” (Rep Albumi më i Mirë), duke hyrë në histori si reperja e parë që merr këtë çmim./oranews