Showbiz

Cardi B e mahnitur me suksesin e yllit latin Bad Bunny

Cardi B është shumë e impresionuar me numrin e madh të publikut në koncertin e yllit latin të muzikës, Bad Bunny, shkruan portali “Billboard”.

Të shtunën (1 tetor), reperja i befasoi fansat me t’u shfaqur në stadiumin “SoFi” në Los Angeles, me ç’rast performoi në koncertin e superyllit të muzikës reggaeton që është pjesë e turneut të tij, “World’s Hottest Tour”.

Gjatë koncertit, Bad Bunny e ftoi Cardin për t’i interpretuar hitet shumë të pëlqyera nga publiku mbarë botërorë, “Bodak Yellow” dhe “I Like It”. Kënga e fundit ishte bashkëpunim i rep-artistes amerikane me yjet latinë, Bad Bunny dhe J Balvin, dhe ishte pozicionuar në vendin e parë të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”, me t’u publikuar në vitin 2018.

Pas këtij shou, Cardi B, emri i vërtetë is së cilës është Belcalis Marlenis Almánzar, i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta shfaqur entuziazmin e saj për suksesin e Bad Bunnyt.

“Nuk ka shumë koha që isha në këtë stadium për finalen e futbollit amerikan ‘Super Bowl’. Sot po shoh më shumë njerëz për koncertin e Bad Bunnyt në këtë stadium. Jam e mahnitur. Çfarë artisti i mrekullueshëm. Zoti e bekoftë përgjithmonë”.

 

 

Cardi vërtetë ishte e pranishme në ngjarjen “Super Bowl” e cila zuri vend më 13 shkurt të këtij viti, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Offset. Çifti i njohur i showbizit e ndoqi performancën e mrekullueshme të yjeve të muzikës hip-hop, Dr. Dre, Eminem, Snoop Dogg, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar.