Këngëtarja Cardi B me Megan Thee Stallion kanë publikuar një këngë të përbashkët të quajtur “WAP”, sot më 7 gusht.
Të dy artistet paralajmëruan të martën nëpër platformat sociale publikimin e këngës së re. Kënga vjen së bashku më një video të krijuar nga Colin Tilley, shkruan NME.
Kënga “WAP” shënon publikimin origjinal të parë për vitin 2020 për Cardi B ndërsa për Megan Thee Stallion është publikimi i dytë pas albumit “Suga” ku ishte edhe kënga hit “Savage”.
Në fund të muajit që shkoi, Megan Thee Stallion lajmëroi adhuruesit për situatën e saj pas marrjes së lëndimeve nga plumbat në të dy shputat e këmbës. Ajo thotë se është dashur të kalojë operacione, por plumbi nuk kishte dëmtuar eshtrat, transmeton KOHA.
Megan gjithashtu lajmëroi se korrik se së bashku me DJ Khaled do të publikojnë një bashkëpunim së shpejti.