Kush nuk do dëshironte një bashkëpunim mes Cardi B dhe Lizzo?!
Cardi B pasi i lavdëroi disa fotografi të reja të Lizzos, la të nënkuptohet se është e gatshme për ta shkruar një këngë, e cila do të përfshinte edhe këngëtaren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këto fotografi më pëlqejnë shumë”, kishte komentuar Cardi në Twitter, në një set të fotografive ku Lizzo shfaqet në poza të ndryshme. Kurse, këngëtarja reagoi ndaj këtij komenti të reperes, duke shkruar në llogarinë e saj në Instagram: “Ky vlerësim edhe mund të më kthej prapa në Twitter”.
These pics do it for me pic.twitter.com/GNJUom3MlE
— iamcardib (@iamcardib) February 28, 2021
Menjëherë pas këtij shkëmbimi mes artisteve, fansat kanë filluar ta përmendin një bashkëpunim të mundshëm muzikor mes tyre, dhe Cardi B ka bërë të ditur se do ta dëshironte një gjë të tillë.
Ajo sugjeroi ta shkruaj një herë një këngë e cila do të ishte e përshtatshme për to, e më pas t’i kërkojë Lizzos të përfshihet në të.
Kjo dyshe për pak e kishte humbur rastin e bashkëpunimit në vitin 2020. Cardi kishte dashur që Lizzo të shfaqej në videoprojektin e saj shumë të suksesshëm “WAP”, por në kohën e xhirimeve të këtij videoklipi Lizzo gjendjen jashtë vendit, duke e humbur kështu mundësinë e pjesëmarrjes në hitin e padiskutueshëm të rep artisteve, Cardi B dhe Megan Thee Stallion.