Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Camila Cabello mungon në koncertin e Taylor Swiftit, reagojnë fansat

Këngëtarja e famshme Camila Cabello javë më parë lajmëroi se do t’i bashkohej Taylor Swiftit për skenën e hapjes së koncerteve të saj në turneun botëror.

Mbrëmjen e kaluar Taylor u shfaq e vetme në skenë duke thënë se Camila është shtruar në spital pas dehidratimit si pasojë e një viroze. Ajo me anë të një postimi u shpreh se ishte zemërthyer që nuk mund të ishte e pranishme në koncertin në Seattle por do të bëjë të pamundurën që fansat e këtij qyteti të kenë një perfomancë nga ajo.

Teksa kanë mësuar lajmin e trishtë, 53 mijë të pranishëm në stadium së bashku me Taylor Swiftin kanë kënduar të gjithë një zëri për Camilan duke i uruar asaj një shërim të shpejtë.

Ndërkohë që në të shumtën e rasteve një veprim i tillë e zemëron publikun, ato të Seattle kanë habitur me reagimin e tyre dhe ngrohtësinë që i transmetuan këngëtares së famshme.