Turneu i Taylor Swiftit ka bërë një rikthim triumfues, shoqëruar nga Ed Sheeran, në Londër të enjten mbrëma.
Ai iu bashkua këngëtares në skenën e stadiumit “Wembley” duke kënduar dy prej bashkëpunimeve të tyre, “Everything Has Changed” dhe “Endgame”.
Paraqitja e Ed Sheeran në skenë ishte një nga pikat kyçe të performancës së Swiftit duke dhënë shfaqje spektakolare, shkroi AP.
Swift u rikthye pas anulimit të koncerteve në Vjenë pas zbulimit se po planifikohej sulm në to. Tre persona u arrestuan lidhur me ngjarjen.
Në Londër ajo u prit nga 92 mijë adhuruesit e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Taylor Swift thotë se ka ndier frikë pas kërcënimit për sulm në Vjenë
-
Taylor Swift pas koncerteve traumatike të turneut “Eras Tour”: Doja të zhdukesha
-
Taylor Swift do ta xhirojë në Londër videoklipin e ri
-
Anulohen koncertet e Taylor Swiftit për shkak të dyshimit për sulm terrorist në Vjenë
-
Policia gjermane ndalon një përndjekës të Taylor Swiftit