Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Camila Cabello dhe Shawn Mendes vulosin romancën sekrete me puthje

Pop yjet Camila Cabello dhe Shawn Mendes si duket kanë konfirmuar romancën e tyre me një puthje.

Këngëtari kanadez i hodhi poshtë thashethemet rreth lidhjes derisa po bisedonte me fansat fundjavën e kaluar, por Camila e ndezi interesimin duke folur për partnerin e saj të duetit Senorita në një intervistë të re - dhe tani çifti është parë duke u puthur gjatë një dreke në San Francisco të Kalifornisë.

Në një video të re, e cila ka qarkulluar në rrjetet sociale, Shawn e përqafon Camilën para se ta puthte atë në buzë, shkruan KOHA Ditore.

Thashethemet rreth romancës filluan pasi Cabello u nda nga i dashuri i saj, Matthew Hussey, pak para publikimit të videoklipit të saj të ri “të nxehtë” me Mendes.

Puthja e çiftit erdhi në të njëjtën ditë kur singli Senorita arriti në krye të top listës britanike të muzikës pop.

Edhe Camila Cabello në lidhje të re dashurie Showbiz Camila Cabello në lidhje të re dashurie

Cabello kohët e fundit ka thënë për revistën Clash se e ka një miqësi të veçantë me Shawn, duke shpjeguar, "Kurrë nuk kam pasur shumë miq. Gjithmonë i kam pasur vetëm disa njerëz në jetën time të cilëve u besoj. Ndihem sikur është shumë e rrallë ta takosh dikë në këtë industri dhe ta gjesh një person të asaj cilësie, dhe ndihem sikur Shawn është ai person për mua.

"Unë thjesht i besoj atij, dhe pa marrë parasysh nivelin e intensitetit që ai e ka në karrierën e tij ose që unë e kam, ai është thjesht normal, dhe kjo është shumë e rrallë dhe e çmuar ta gjesh në këtë industri... Është një ndjenjë vërtet e bukur ta dish se ky person gjithmonë do të jetë në jetën time, gjithmonë do ta duam njëri-tjetrin."