Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Caitlyn Jenner zbulon se nuk flet më me ish-gruan e saj Kris Jenner

Tetë vjet pas finalizimit të divorcit të saj nga Kris Jenner, Caitlyn Jenner, ka treguar se ajo nuk flet më me të, raporton EOnline.

Caitlyn Jenner e cila është divorcuar nga nëna e motrave Kardashian, Kriss në vitin 2015, pas gati 24 vjetësh martesë, ka treguar se nuk është e afërt si dikurë me ish-partneren e saj.

"Unë me të vërtetë nuk flas më me të", ka thënë Caitlyn, 73-vjeçare, gjatë episodit të 4 tetorit të ITV's This Morning.

"Është e trishtueshme. Nëse ka nevojë për ndonjë komunikim, Sophia Hutchins, ajo është menaxherja ime, ajo drejton shfaqjen, pra, ajo flet me të", ka vazhduar Caitlyn.

Pasi u martuan në prill të vitit 1991, Kris (e cila ka vajzat me ish-burrin e saj Robert Kardashian) dhe Caitlyn (që ka ndërruar gjininë dhe para se ta bënte këtë quhej Bruce dhe kishte katër fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme) u bënë një familje e përzier.

Edhe Vdiq në moshën 91-vjeçare Mary Jo “MJ” Shannon, nëna e Kris Jenner Showbiz Vdiq në moshën 91-vjeçare Mary Jo “MJ” Shannon, nëna e Kris Jenner

Gjatë martesës së tyre Catlyn, e cila e ka ndërruar gjininë pas ndarjes nga Kriss, kanë së bashku dy vajza.

Caitlyn vuri në dukje se është thjesht koha që ajo të vazhdojë jetën e saj.