Aktori Nicolas Cage duket se i ka rënë pishman martesës së tij të fundit, pas vetëm katër ditësh.
Aktori ka kërkuar anulimin e martesës vetëm katër ditë pasi u martua me të dashurën Erika Koike, sipas burimeve të CNN-it.
55-vjeçari dhe Koike ishin martuar javën e shkuar. Kjo ishte martesa e katërt e aktorit.
Ai më parë ishte i martuar me Patricia Arquetten, Lisa Marie Presleyn dhe Alice Kim.