Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bukuroshja Teigen pranon se ka bërë shumë operacione plastike

Chrissy Teigen është njëra prej bukurosheve më të njohura në industrinë e modës, por ka befasuar me deklaratën se bukuria e saj nuk është krejt natyrale.

Siç raporton Byrdie, modelja 31-vjeçare ka folur me disa ekspertë të bukurisë dhe ua ka pranuar se ka bërë shumë operacione, si në fytyrë ashtu edhe në trup, transmeton Daily Mail.

“Çdo gjë tek unë është e rrejshme përveç faqeve”, ka thënë Chrissy. Sipas kësaj uebfaqe, ajo ka bërë me gisht kah buzët, hunda dhe balli, duke thënë: E rrejshme, e rrejshme, e rrejshme.

Këtë deklaratë nëna e fëmijës së këngëtarit John Legend e ka bërë derisa ka marrë komplimente për faqet e saj, të cilat shpesh janë komentuar nëse janë bërë operacion.

Image