Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

BTS sjell këngën e dytë në anglisht

Superyjet e muzikës K-pop, BTS, janë rikthyer me këngë të re, e titulluar “Butter”.

Kënga është e dyta në gjuhën angleze nga grupi korean, pas këngës së vitit të kaluar “Dynamite”.

BTS do të performojë “Butter” drejtpërdrejt për të herë të parë të dielën në Billboard Music Awards 2021, ku grupi pret katër çmime.

Grupi i famshëm pritet të kenë një rol të vogël në rikthimin e pjesës së veçantë të serive “Friends”.

“Butter” e cila ka tri orë prej se është publikuar, ka marrë mbi 32 milionë e 340 mijë shikime.

 

Artikuj të ngjashëm