Yjet e muzikës K-pop, BTS, janë rikthyer me dy versione të këngës së tyre të re “Butter”.
Versioni i parë është “Cooler” drejtuar nga kitara dhe që ka një melodi të frymëzuar më shumë nga muzika rok. Ky ka dalë edhe me një video muzikore, ku shfaqen shtatë anëtarët e grupit duke kënduar e vallëzuar në palestrën e një gjimnazi.
Nga ana tjetër, versioni “Sweeter” ka më shumë elemente të muzikës R&B, shkruan NME.
BTS ka publikuar “Butter”, këngën e dytë në gjuhën angleze, më 21 maj. Ajo u bë kënga e katërt e grupit që zuri vendin e parë në listën e “Billboard Hot 100”.