Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

BTS shënon rekord tjetër me “Dynamite”

Yjet globale të popit korean “BTS” kanë thyer edhe një rekord tjetër, pas atij të shikimeve në Youtube të këngës më të re të tyre “Dynamite”.

“Dynamite” këtë herë ka thyer rekordin për video-këngën më të komentuar ndonjëherë. Kjo këngë ka arritur numër historik të komenteve që nga lansimi më 21 gusht, me më shumë se 6.5 milionë komente, shkruan Billboard.

Në fakt, ata kanë thyer rekordin e tyre të këngës “DNA” e cila mbante vendin e parë me 6.2 milionë komente.

BTS së fundi ka dhënë edhe video të shkurtër për dokumentarin e tyre të ri të turit, “Break the Silence: The Movie on Thursday”, me video një minutëshe, ku grupi performon në stadiume përplot me admirues, transmeton KOHA.

"Dynamite" kishte shënuar numër rekord të shikimeve në Youtuve në 24 orët e para nga lansimi.

Artikuj të ngjashëm