Superyjet globale të popit korean “BTS” kanë thyer rekordin njëditor të shikueshmërisë në YouTube me këngën “Dynamite” e cila publikua të premten, derisa vetëm gjatë premierës live u dëgjua nga 3-4 milionë fansa.
“Dinamite” ka thyer rekordin për shikueshmërinë më të madhe duke lënë pas pop grupin korean Blackpink, e cila kishte 1.65 milionë shikues në këngën e lansuar në korrik “How You Like That” gjatë orëve të para.
Të premten mbrëma, shikimet në këngën “Dynamite” kanë arritur në afër 86.8 milionë shikime në YouTube, raporton Forbes.
Është hera e tretë këtë vit që BTS ka thyer rekord në shikime, nga të cilat kënga “ON” kishte marrë 43.8 milionë shikime në 24 orët e para dhe 1.54 milionë më pas.
Kënga “Dynamite” është e para e bendit me famë botërore e shkruar e tëra në anglisht dhe vetëm në katër orët e para ka grumbulluar mbi 33 milionë shikime, transmeton KOHA.
Kurse aktualisht në Youtube kjo këngë numëron mbi 125 milionë klikime.