Këngëtari i njohur kanadez, Bryan Adams, gjatë ditës së martë u bë lajm në mediat dhe portalet e ndryshme anembanë botës, për komentin e tij me ç’rast i fajëson “ngrënësit e lakuriqëve” për pandeminë e koronavirusit. Dhe tani ai është detyruar të kërkojë falje publike për fjalët e tij, transmeton Koha.
Muzikanti 60-vjeçar i cili të hënën ishte planifikuar ta mbaj një koncert tre ditorë në sallën “Royal Albert Hall” në Londër, por ishte detyruar ta anulojë këtë performancë për shkak të krizës globale shëndetësore, duket se është penduar për komentet e tij me ç’rast i ka fajësuar tregjet e mishit në Kinë, për vënien e botës jashtë funksionit normal.
Ai madje ka kërkuar falje publike për të gjithë njerëzit që mund të jenë ofenduar nga kjo deklaratë, duke insistuar se qëllimi i tij ishte që t’i nxitë njerëzit të provojnë dieta me baza bimore.
Në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari e postoi një video ku shfaqet duke e kënduar hitin “Into Fire”, si dhe një mesazh ku shkruhej: “Ju kërkojë falje të gjitha atyre që janë ofenduar nga postimi im. Nuk ka arsyetim për këtë veprimin, por thjeshtë jam shumë i acaruar me dhunën ndaj kafshëve që e shohim nëpër këto tregje të mishit, të cilat konsiderohen burim i mundshëm i koronavirusit. Gjithashtu doja ta promovoja ushqyerjen me bimë. Ju dërgojë shumë dashuri të gjithë njerëzve anembanë botës, dhe mendja më rri vazhdimisht tek personat që po përballen me këtë pandemi.”
Ndërkaq në mesazhin e kaluar, Adams kishte bërë thirrje për bojkotimin e tregjeve të mishin në Kinë, ku kafshët shiten të gjalla si dhe masakrohen për ushqim dhe medikamente. Ai madje i kishte quajtur këta njerëz “ngrënës të lakuriqëve”, duke i fajësuar për krijimin e virusit i cili i morri jetët e më shumë se 291 mijë personave anembanë botës.
-
Jon Bon Jovi dhe Bryan Adams rezultojnë pozitiv me COVID-19
-
BBC-ja u kërkon falje punëtorëve që ndiheshin të paaftë të ngrinin zërin për sjelljen e komedianit Russell Brand
-
Kanye West i kërkon falje komunitetit hebre
-
Ish-kryeministri britanik pranon disa gabime të Qeverisë në menaxhimin e pandemisë
-
Carlos Santana kërkon falje për komentet e tij kundër transgjinorëve