Showbiz

Britney Spearsi vazhdon të publikojë pamje ku shihet e zhveshur, shqetësohen fansat

Britney Spears ka shqetësuar fansat pasi ka shpërndarë sërish pamje të saj topless, në Instagram.

Ditë më parë, ylli i muzikës pop kishte shpërndarë tri fotografi të saj ku dukej e zhveshur, mirëpo më vonë i kishte larguar dy prej tyre. Ndërkohë, të premten ajo ka shpërndarë sërish pamje të vetës topless, por këtë radhë në formë të një klipi.

Në video, këngëtarja 39-vjeçare shihet e zhveshur nga beli e sipër, teksa mban me duar gjoksin e saj.

Fansat të habitur me veprimet e saj, kanë filluar të pyesin se çfarë po ndodh me të, duke thënë se këtu ka diçka të dyshimtë.

“Kush tjetër është i shqetësuar. Çfarë është duke ndodhur?”, ishte komenti i njëri prej fansave. Ndërkaq, një fans tjetër kishte shkruar “Diçka e dyshimtë është duke ndodhur”.

Në fillim të këtij muaji, “New Yorker” kishte raportuar se 10 persona nga ekipi i Britneyt që menaxhon me rrjetet e saj sociale, janë mbledhur për të diskutuar për postimet e saj.

Siç raportohet, këngëtarja i shkruan vetë postimet mirëpo para se të publikohen, kontrollohen nga “CrowdSurf”, kompani kjo që menaxhon llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe e cila i publikon ato në emër të saj.

Britney Spears po vazhdon të përballet me seanca gjyqësore, në përpjekje për tu tërhequr nga kujdestaria e babait të saj. Ajo ka deklaruar ditë më parë se nuk do t’i rikthehet skenës pa larguar kujdestarinë e babit ndaj saj që ishte vendosur me gjykatë vite më parë, për shkak të problemeve mentale të këngëtares.