Këngëtarja dhe megaylli amerikan, Britney Spears, mund të tërhiqet tërësisht nga performimet. Të paktën këtë e pohon menaxheri i saj shumëvjeçar Larry Rudolph, raporton TMZ.com.
Larry, i cili ishte menaxheri i Britney nga viti 1998 deri në vitin 2004, dhe që nga viti 2008 e këndej, e ka pranuar për mediat se këngëtarja nuk është në gjendje psikike ose fizike që në të ardhmen e afërt të mbajë koncerte. Ai deklaroi gjithashtu se verën e kaluar kur donte ta mbante një turne, ajo e thërriste pothuajse çdo ditë. 'Ajo ishte e ngazëllyer. Por nuk më ka telefonuar prej muajsh. Natyrisht që nuk dëshiron të performojë. Nga ajo që kam dëgjuar, është shumë e qartë se nuk do të interpretojë në koncertet e kontraktuara në Vegas, as në të ardhmen e afërt. Madje është e mundur që kurrë më', zbuloi ai.
T’ju rikujtojmë, më herët këtë vit, këngëtarja e anuloi një seri koncertesh të kontraktuara në hotelin e Las Vegas Park MGM, vetëm pak ditë pasi që babai i saj Jamie iu nënshtrua një operacioni urgjent të zemrës. Muajin e kaluar, 37-vjeçarja Britney u paraqit vullnetarisht në një institucion psikiatrik, duke përmendur si arsye "stresin emocional", por duke aluduar më pas në disa raste se atje në fakt është mbajtur kundër vullnetit të saj, shkruan KOHA Ditore.
Babai i saj Jaime e ka kujdestarinë ndaj saj të aprovuar nga gjykata për shkak se Britney vuan nga çrregullimi bipolar. Kjo sëmundje iu diagnostikua pas një krize mendore, të cilën e përjetoi në vitin 2007, kur paparacëve ua shkatërroi automobilat dhe e rroi kokën e saj. Ndërkohë, ajo filloi të pinte ilaçe, kështu që gjendja e saj u stabilizua.
-
Britney Spears: Nuk do të performoj më kurrë në SHBA
-
Spears mund të mos i kthehet kurrë muzikës
-
Britney Spears nuk do të përformojë derisa babai ia kontrollon karrierën
-
Nëna e Spearsit kërkon që këngëtares t’i lejohet që vetë ta zgjedhë avokatin
-
Menaxheri i Britney Spearsit jep dorëheqjen pas 25 vjetësh punë me të