Këngëtarja Britney Spears është goditur në fytyrë nga rojet e sigurimit të yllit të NBA, Victor Wembanyama.
Spears dyshohet se u sulmua mbrëmjen e së mërkurës në Las Vegas nga një anëtar i ekipit të sigurisë së basketbollistit, Victor Wembanyama, i cili raportohet se e goditi atë në fytyrë.
Ajo e ka paraqitur rastin në polici. Ndërsa mediat kanë raportuar se këngëtarja, pasi ka dashur ta bëjë një fotografi me yllin e ri të NBA, ka marrë një goditje në fytyrë nga truproja e tij.
TMZ ka shkruar se në video mund të shihet që Spearsi i vjen nga prapa basketbollistit, dhe një dëshmitar tha se ajo u përpoq ta prekte atë në sup, gjë që çoi në përleshje me sigurimin e tij.
Gjithashtu raportohet se policia do të takohet sërish me Britneyn për ta diskutuar incidentin.
Edhe
Britney Spears goditet në fytyrë nga truproja e yllit të NBA
Disa burime brenda organeve të rendit kanë thënë se sipas raportit të policisë, personi që e goditi Britneyn është Damian Smith, drejtori i sigurisë së ekipit të basketbollit “San Antonio Spurs”.
Burimet thonë se incidenti nuk po trajtohet si një çështje penale, sepse policët përcaktuan që Smith nuk po përpiqej të lëndonte Spearsin, por thjeshtë po mundohej ta mbronte Victor Wembanyaman.
Incidenti ndodhi në restorantin “Catch” të hotelit “ARIA” rreth orës 20:30. Britney së bashku me bashkëshortin e saj, Sam Asghari, dhe 2 persona të tjerë shkuan në restorant për të darkuar.
Ndërkaq në reagimin e tij, Victor Wembanyama tha se beson që Britney e kapi atë nga prapa teksa po hynte në restorant dhe në atë moment sigurimi i tij reagoi, duke e shtyrë yllin e popit që të largohej. Ai po ashtu tha se nuk ishte në dijeni që personi që e kishte kapur, ishte këngëtarja e famshme, por se këtë e kishte kuptuar disa orë më vonë.
Wembanyama tha se sigurimi e këshilloi atë që të mos ndalonte për askënd ndërsa hynte në restorant, duke pasur parasysh se ndalimi mund të shkaktonte trazira dhe grumbullimin e një turme të madhe njerëzish.
Edhe
Britney Spears me “sjellje të pahijshme” në restorant, por ajo i mohon
“Nuk pashë se çfarë ndodhi sepse po ecja drejt dhe nuk u ndala. Një person më kapi nga prapa, jo mbi supe, ajo më kapi nga prapa. Thjesht e di që sigurimi e largoi. Nuk e di me sa forcë. Nuk ndalova për të shikuar së çfarë po ndodhte sepse isha fokusuar të hyja brenda në restorant dhe të shijoja një darkë të këndshme”, deklaroi ylli i basketbollit.
Përgatiti: Edona Binaku