Këngëtarja Britney Spears është goditur në fytryrë nga rojet e ylli të NBA Victor Wembanyama. Britney Spears dyshohet se u sulmua mbrëmjen e së mërkurës në Vegas, nga një anëtar i ekipit të sigurisë së basketbollistit Victor Wembanyama i cili raportohet se e goditi atë në fytyrë.
Ajo e ka paraqitur rastin në polici. Mediat kanë raportuar se Britney, pasi ka dashur të bëjë një fotografi me yllin e ri të NBA, ka marrë një goditje në fytyrë nga truproja e tij.
TMZ ka shkruar se në video mund të shihet që Spearsi i vjen nga prapa yllit të ri të NBA - dhe nga atje, një dëshmitar tha se ajo u përpoq ta prekte atë në sup, gjë që çoi në përleshje me sigurimin e tij.
Gjithashtu raportohet se policia e LA do të takohet me Britneyn për ta diskutuar incidentin.
Disa burime brenda organeve të rendit, kanë thënë se sipas raportit të Policisë, perosni që e goditi Britneyn është Damian Smith, drejtori i sigurisë së ekipit.
Burimet thonë se nuk po trajtohet si një çështje penale, sepse policët përcaktuan se Smith nuk po përpiqej të lëndonte Britney por përpiqej të mbronte Victor Wembanyaman.
Incidenti ndodhi në restorantin Catch, në hotelin ARIA rreth orës 20:30. Britney, së bashku me bashkëshortin e saj, Sam Asghari, dhe 2 të tjerë shkuan në restorant për darkë.
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi
-
Britney Spears goditet nga sigurimi në Las Vegas
-
Britney Spears arrestohet në Kaliforni, lirohet pas disa orësh
-
Britney Spears e shqetësuar në restorant kur sheh klientët duke e fotografuar
-
Wembanyama udhëheqë Spursin drejt finales së NBA-së
-
Britney Spears me “sjellje të pahijshme” në restorant, por ajo i mohon