Këngëtarja Britney Spears (37) po rimëkëmbet nga kriza psikologjike të cilën e përjetoi këtë pranverë. Aktualisht ajo po e shijon pushimin në ishujt Turks dhe Caicos, ndërsa shoqëri po i bën nëna e saj Lynne (64 vjeç).
Derisa ajo po lavdërohet me një linjë të hollë të trupit në rrjetet sociale, paparacët e “kapën” atë me një pamje pak më të ndryshme. Derisa po lahej dhe po pushonte në plazh, bikini i saj i verdhë nuk i rrinte si në fotot që i kishte postuar. Derisa nëna e saj e shikonte dhe fotografonte, Britney bënte ushtrime/ngritje në duar dhe e shijonte një ditë të lirë me diell, shkruan KOHA Ditore.
Këngëtarja pas trajtimit në një institucion psikiatrik i ka shtuar disa kilogramë, por ajo po punon në rregullimin e linjës me ndihmën e biçikletës dhe ushtrimeve.
“Po punoj shumë për largimin e kilogramëve të tepërt. Nuk më pëlqejnë ushtrimet cardio. E di që nuk dukem e përsosur, por po punoj në këtë”, - shkroi Britney pranë një videoje në të cilën shihet duke ushtruar.
-
Britney Spears megjithatë po bën këngë të reja
-
Zbulohet se si po shërohet Britney Spears
-
Britney Spears shkon vullnetarisht në qendër rehabilitimi
-
Britney Spears pozon nudo, adhuruesit sërish të shqetësuar për shëndetin e saj mendor
-
Spears vallëzon me këngën e Timberlake, shtohen shqetësimet për gjendjen e saj