Pas 12 vjetësh, Brad Pitt i kërkon falje Jennifer Aniston, ish-bashkëshortes së tij, që e la më 2005-ën dhe u martua me Angelina Jolie.
Koha i shëron vetë plagët është një shprehje. Pas pesë vjet martesë me aktoren e serialit satirik “Friends”, Pitt u dashurua me Jolienn gjatë xhirimeve të filmit “Mr. & Mrs. Smith” dhe kërkoi menjëherë divorcin, shkruan shtypi rozë amerikan, duke cituar burime anonime, transmeton Shqip.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktori ka bërë një hap prapa, me sa duket edhe falë terapisë së cilës i është nënshtruar pas divorcit nga Angelina.
“Pas divorcit të fundit, i ndodhur disa muaj më parë, Brad, jo vetëm që e ka lënë pijen, por filloi të shkojë edhe në terapi”, – shkruajnë mediet amerikane, që zbulojnë detaje edhe nga një burim anonim: “Brad i kërkoi falje Jenn që i ka thyer zemrën vite më parë. Zakonisht ai nuk hapet kështu, por falë terapisë dhe periudhës së rehabilitimit, ka mësuar të shprehë ndjenjat e tij”.
Një tjetër burim ka shtuar: “Ajo ka qenë e hapur sa i takon faljes së tij në mënyrë të pabesueshme. I ka thënë që e ka falur dhe të përqendrohet tek e ardhmja”.
Aniston do të festojë së shpejti dy vjet martesë me Justin Theroux, ndërsa Pitt është ende në dëshpërim pas divorcit, me problemet e lidhura me kujdestarinë e 6 fëmijëve Maddox, 15 vjeç, Pax, 13, Zahara, 12, Shiloh, 11, dhe dy binjakët 8 vjeç, Knox dhe Vivienne.