Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Brad Pitt debuton si skulptor në një ekspozitë në Finlandë

Ylli i kinematografisë, Brad Pitt, e ka shënuar debutimin si skulptor, në një ekspozitë të përbashkët në muzeun e artit “Sara Hildén” në Temere të Finlandës. Puna artistike e aktorit të listës A në Hollywood shfaqet krahas punimeve të muzikantit, Nick Cave dhe artistit, Thomas Houseago, në ekspozitën e titulluar “We”, shkruan CNN-i.

Në mesin e nëntë punimeve të Pittit të ekspozuara është edhe skulptura në formë shtëpie e derdhur në silikon të pastër dhe e qëlluar me plumba, si dhe skulptura e tij e parë e krijuar në vitin 2017, që është një shtëpi në miniaturë e bërë nga lëvorja e pemëve, dhe e cila mbahet e bashkuar nga shiri.

Ylli i “Bullet Train” thuhet se filloi të bënte art në qeramikë, pas divorcit të tij të turbullt nga aktorja Angelina Jolie, në vitin 2017.

Në një deklaratë për gazetën “The Art”, Pitt tha: “Për mua, arti im ka të bëjë me vetëreflektim. Ai lindi nga pronësia mbi atë që unë e quaj një inventar radikal i vetvetes. Përmes artit dua të tregohem brutalisht i sinqertë me veten, duke i marrë parasysh ata që mund t’i kem lënduar dhe duke i pranuar momentet ku mund të kem gabuar në jetë”.

Ekspozita “We” qëndron e hapur për vizitorët deri më 15 Janar të vitit 2023.

{gallery}