Këngëtari i njohur britanik, James Blunt, u është drejtuar ekspertëve të aktiviteteve paranormale për ta zgjidhur problemin me fantazmën në kafenenë e tij në Londër.
Këngëtari 47-vjeçar zotëron the Fox & Pheasant në Chelsea, por thuhet se i është drejtuar Spectrum Paranormal Investigations për ta hequr qafe shpirtin që ai beson se po i tremb klientët.
Një burim ka thënë për rubrikën Bizarre të gazetës The Sun që: “James dhe ekipi i tij i Fox & Pheasant thirrën specialistët t’ia hedhin një sy lokalit të tyre.
“Përveç zgjidhjes së problemit të tyre, të gjithë ata qeshën e disa pjesë të kësaj ngjarjeje u filmuan për projektin e ri në të cilin James është duke punuar”.
Ky problem ka qenë po ashtu një rrezik për vendin e punës, pasi stafi ishte “jashtëzakonisht i trembur” nga dyshimi për praninë e një gjëje të mbinatyrshme.
Edhe
Liam Payne vdiq duke u munduar të ikte nga hoteli
Punonjësit tani shpresojnë që ekspertët “do t’i japin fund” kësaj dukurie.
Ndërkohë, në fillim të këtij muaji, James zbuloi se kishte përmbushur “ëndrrën” e tij kur shpëtoi kafenenë e vjetër.
Këngëtari e bleu The Fox & Pheasant në vitin 2017. Është i emocionuar që ia doli ta ndalojë atë të shndërrohej në shtëpi.
Këngëtari i hitit “You’re Beautigul” shpjegoi: “Ishte vend i shkatërruar dhe i padëshirueshëm.
Edhe
Blunt kërkon falje për intervistën e para një dekade
“Nuk e kisha menduar kurrë se do të dilte në shitje. Fillimisht, as nuk e kam imagjinuar se do ta zotëroja një bar, nuk kisha ambicie. Mirëpo, kur dëgjova se do të kthehej në një shtëpi e do të rritet, mendova – epo, mund të jetë ëndrra e një ylli të vogël popi ta shpëtojë lokalin.
“Jam duke punuar për t’i bërë bashkë njerëzit për shfaqje live dhe për koncerte, duke qëndruar krah për krah me të panjohurit. Baret po ashtu janë të njëjta. Është një dukuri e komunitetit kjo, ku njerëzit vijnë, mblidhen e shoqërohen. Kjo po që ka rëndësi për ne si njerëz, sepse na nevojitet dhe është një punë e mrekullueshme për t’u bërë pjesë e saj”.