Aktorja britanike, Emily Blunt, ka kërkuar falje për intervistën në të cilën ka përqeshur pamjen e një kamariere.
Në një video të “The Jonathan Ross Show” që ishte shfaqur më 2012, e që është rikthyer online sërish, Blunti pati përshkruar kamarieren si “masive”. Videoja u rikthye këtë javë dhe Blunt është kritikuar si bullizuese.
Ylli i “Oppenheimer” ka thënë se që nga ajo kohë është ndier e tmerruar që ka thënë “diçka kaq të pandjeshme dhe lënduese”.
Gjatë intervistës, Blunt pati kujtuar filmin “Looper” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pati folur për një kamariere në një restorant. “Gruaja që më shërbeu mua ishte masive”, pati thënë ajo duke komentuar zinxhirin e restoranteve “Chili’s” në SHBA.
40-vjeçarja në një deklaratë për “People” tani ka kërkuar falje për videoklipin e para një dekade. “Jam e tmerruar që kam qenë në gjendje të them diçka kaq të pandjeshme, lënduese dhe pa lidhje me historinë që përpiqesha ta tregoja. Por kjo ndodhi dhe e kam thënë. Më vjen keq për çfarëdo lëndimi që kam shkaktuar”, ka thënë ajo.
-
Russell lavdëron Emily Blunt: Ajo të bën më të mirë në çdo skenë
-
Flet për herë të parë gruaja e skandalit “kiss cam” në koncertin e Coldplayt
-
Momenti kur Hillary Clinton zemërohet gjatë dëshmisë për Epsteinin
-
Kate Winslet ka treguar se në fëmijëri është tallur për trupin
-
Flet për herë të parë gruaja që u shfaq në ekranin e koncertit të Coldplay duke u përqafuar me shefin