Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Black Chyna e sheh si të fuqishme lidhjen e saj të re

Ylli i “reality tv” Black Chyna (Angela White) po e cilëson marrëdhënien me partnerin e saj Derrick Milano si të fuqishme.

35-vjeçarja ka reflektuar mbi romancën e saj me reperin 29-vjeçar dhe ka treguar se si vet dashuria i ka gjetur ata.

Në një deklaratë për revistën “People” ylli që tani po prezantohet vetëm me emrin e saj të vërtetë Angela, ka thënë se kur dikush mendon për dashurinë e fuqishme automatikisht do t’i bie në mend Angela e Derric.

“Thonë se dashurinë nuk duhet kërkuar, duhet lënë të të gjejë... në rastin tonë, dashuria na gjetur neve”, ka thënë ajo.

Sado që kjo fjali mund të tingëllojë e zakonshme Angela po mendon se kjo totalisht qëndron dhe është e vërtetë.

Edhe Shakira: Nuk ka vend për romancë në jetën time Showbiz Shakira: Nuk ka vend për romancë në jetën time

Ajo duke vazhduar intervistën ka thënë se për të ka shumë rëndësi komunikimi në çift dhe kjo e bënë lidhjen të funksionojë.

Nëna e dy fëmijëve e cila ka djalin King Kairo Stevenson, 10 vjeç, me raperin Tyga, dhe Dream Kardashian, gjashtë vjeç, me vëllain e motrave Kardashian, Rob Kardashian , konfirmoi romancën e saj të re që vjen pothuajse dy javë pasi ajo festoi një vit që nuk përdorë alkool.

“14 shtatori 2023 shënon një vit që jam esëll dhe më mësoi shumë për veten time. E ndava mendjen më 14 shtator 2022 se kisha mbaruar me alkoolin. Ky proces nuk është i lehtë, por e bëra, kam në plan të vazhdoj të jem esëll”, ka shkruar ajo në Instagram.

Ajo i falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur me këtë pjesë të udhëtimit të saj.

“Angela White është e pandalshme, e zgjuar, e bukur, e guximshme, një nënë e madhe, dhe një mike e madhe”, ka shkuar më tutje ylli.

Edhe Bella dhe Adan i japin një shans të dytë lidhjes së tyre Showbiz Bella dhe Adan i japin një shans të dytë lidhjes së tyre

Ajo shpreson se kushdo që është i varur nga alkooli dhe e sheh këtë postim, do të frymëzohet që mund të ia dalë dhe ia vlen.

Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi